Lajm i mirë për Kosovën, ylli i Zvicrës lëndohet dhe do të mungojë në “Fadil Vokrri”

- Bota Sot

Lajm i mirë për Kosovën, ylli i Zvicrës lëndohet dhe do të mungojë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Zvicrës duhet t’ia dalë pa shërbimet e yllit të skuadrës Remo Freuler në dy ndeshjet e muajit nëntor.

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” raporton se Freuler është lënduar në fitoren e Bolognas ndaj Parmas të dielën, kësisoj duhet të operohet në fillimin e kësaj jave.

33-vjeçari nuk ka asnjë gjasë për të qenë gati në dy ndeshjet e muajit nëntor te “Helvetikët” për Suedinë dhe Zvicrën.

Mungesa e Freuler do të vërehet shumë në mesfushën e Zvicrës, pasi Granit Xhaka do të mbetet tani pa bashkëlojtarin e ‘preferuar’. Përndryshe, skuadra e Yakin nuk ka asnjë zëvendësues potencial, meqenëse edhe Denis Zakaria më shumë gjasa nuk do të jetë gati.

Yakin duhet të bëjë një plan të ri për të parë se kush do të jetë në fushë pranë liderit Xhaka. Kujtojmë, lista për dy ndeshjet e nëntorit te Zvicra do të bëhet publike të mërkurën.

Është ende në pikëpyetje nëse Zvicra do ta ftojë mesfushorin Ardon Jashari, që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i fundit.



Read it all at Bota Sot