Del i saktë parashikimi i Gazetës së Prizrenit për përbërjen e re të Asamblesë Komunale

- Gazeta e Prizrenit

Del i saktë parashikimi i Gazetës së Prizrenit për përbërjen e re të Asamblesë Komunale

Del i saktë parashikimi i Gazetës së Prizrenit i para dy javëve për përbërjen e re të Asamblesë Komunale të Prizrenit.

PDK 13
LVV 9
LDK 6
BDP 3
AAK 2
KDTP 2
NISMA 1
GUXO 1
NDS 1
VAKAT 1
SDU 1
YTHP 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për asambletë komunale në 37 komuna të vendit, të mbajtura më 12 tetor.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e para në Prizren, duke siguruar 13 mandate në Asamblenë Komunale.

Në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 9 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar 6 mandate.

Pas tyre, Bashkimi Demokratik i Prizrenit (BDP) ka siguruar 3 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) kanë marrë nga 2 mandate secila.

Me nga një mandat janë përfaqësuar:
Nova Demokratska Stranka, Koalicija Vakat, NISMA, Guxo, SDU dhe Yenilikçi Turk Hareket Partisi.

Lexo edhe:

Ky është parashikimi për shpërndarjen e ulëseve në Kuvendin Komunal të Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit