E nisi me Egnatian dhe bëri mrekullinë në Europë, ish-lojtari i Tiranës që u nda nga jeta kishte marrë drejtimin e klubit vetëm 10 ditë më parë

- Bota Sot

E nisi me Egnatian dhe bëri mrekullinë në Europë, ish-lojtari i Tiranës që u nda nga jeta kishte marrë drejtimin e klubit vetëm 10 ditë më parë

Ndarja nga jeta e Mladen Zhizhoviç gjatë ndeshjes mes Mlladost dhe Radniçkit, ka tronditur futbollin serb, pasi ka ardhur në mënyrë të papritur me një personazh i cili sapo i ishte bashkuar klubit të ri.

Ish-futbollisti i Tiranës, i ishte bashkuar Radniçkit vetëm 10 ditë më parë, pasi klubi në fjalë kishte vendosur të ndërronte trajner, duke i besuar boshnjakut i cili kishte bërë një mrekulli të mirëfilltë në sezonin 2024-2025 në drejtimin e Borac Banja Lukës në kompeticionet europiane.

Ai e kishte nisur duke eliminuar Egnatian falë gjuajtjeve të penalltive në Ligën e Kampionev, për t’u eliminuar në play-off  të Ligës së Europës po nga penalltitë përballë Ferencvarosh, ndërsa më pas kishte vazhduar në Ligën e Konferencës. Atje ekipi i Borac arriti deri mes 16 më të mirëve të turneut, ku u eliminua vetëm në kohët shtesë nga Rapidi i Vjenës.

Ajo që ndodhi sot ishte situatë krejtësisht e papritur, pasi Zhizhoviç nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim më përpara dhe sot kishte drejtuar vetë nxemjen e ekipit të tij në ndeshjen në fjalë, të cilën skuadra po e fitonte 2-0 në transfertë para se të ndodhte ngjarja tragjike.



Read it all at Bota Sot