I jepet leja Xherdan Shaqirit, mund të ndërtojë shtëpinë milionëshe në këtë vend në Zvicër

- Bota Sot

I jepet leja Xherdan Shaqirit, mund të ndërtojë shtëpinë milionëshe në këtë vend në Zvicër

Lajm i madh për yllin e futbollit, Xherdan Shaqiri.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme Federale, Gjykata Administrative e Aargaut tani i ka dhënë dritën e gjelbërt për shtëpinë Xherdan Shaqirit.

Ky është vendi ku Xherdan Shaqiri do të të jetonjë së shpejti, shkruan mediumi zviceran “20min:.

Vendi ku Xherdan Shaqiri do të të jetojë së shpejti

"Në gusht të vitit 2022, ylli i FC Basel, Xherdan Shaqiri, mori leje për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të tij në Rheinfelden, në kantonin e Aargaut. Komuna e Rheinfeldenit, ku ia kishte dhënë vetë lejen.

Megjithatë, për shkak të kundërshtimeve, Gjykata Administrative e Aargaut u përfshi në çështje.

Në janar të vitit 2024, gjykata ia revokoi lejen e ndërtimit Shaqirit.

Në pranverë, edhe Gjykata Supreme Federale ndërhyri në këtë çështje. Ajo e kritikoi vendimin”, shkruan mediumi.

Rasti shkoi në Gjykatën Supreme Federale që kundërshtoi marrjen e lejes së ndërtimit.

Rasti u kthye në shkallë të parë për vlerësim të ri.

Tani edhe Gjykata Administrative ka dhënë miratimin, por me disa kushte. Projekti prej 2,8 milionë frangash tani është më afër realizimit.

Në shtëpi duhet të vendosen perde në dritare, për të ndalur dritën e madhe për banorët e tjerë.

Fqinjët e rinj të Shaqirit mund t’i gëzohen një fitoreje të vogël formale, por sipas 20 Minuten, ata janë humbës në përgjithësi.

Duhet të mbulojnë shpenzimet gjyqësore prej 7.777 franga zvicerane dhe gjithashtu t’i paguajnë Shaqirit 6.600 franga dhe qytetit Rheinfelden 4.125 franga për kompensim ligjor.



Read it all at Bota Sot