Tifozi i bën kërkesën publike Flamurtarit

- Bota Sot

Tifozi i bën kërkesën publike Flamurtarit

Flamurtari mori një tjetër humbje në shtëpi, këtë herë u mposhtën nga Elbasani me shifrat 1-0.

Një disfatë, e cila i lë vlonjatët në fundin e klasifikimit.

Sigurisht që paraqitja e ekipit po zhgënjen tifozët, me këto të fundit që tashmë nuk ngurojnë edhe të “tallen” me ekipin.

Madje njëri prej tyre ka komentuar në postimin e bërë nga kuqezinjtë pas humbjes me Elbasanin.

Tifozi ka shkruar se skuadra nuk është më për futboll, ndërsa u bën thirrje të shkojnë bashkë me të dhe të vjelin ullinj, se mbase këtë punë mund ta bëjnë më mirë.

Një koment, i cili ka marrë reagime edhe nga disa tifozë të tjerë.



Read it all at Bota Sot