Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, ka folur për ish-lojtarin e tij te Bayer Leverkusen dhe blerjen e madhe të Liverpool këtë verë, Florian Wirtz.
Alonso ka treguar besimin e tij te talenti gjerman para përballjes së Realit me Liverpool në Champions League.
“Nuk kam asnjë dyshim, është vetëm çështje kohe,” tha ai në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Është një mundësi e madhe për të, duke ardhur në Liverpool pas kaq shumë vitesh në Gjermani dhe duke qenë atje gjatë gjithë jetës së tij. Ai duhet të përshtatet, por është një lojtar vërtet i veçantë,” shtoi Alonso.
“Është konkurrues.
Një nga arsyet që jam këtu është Flo.
Shpresoj jo nesër, por shpresoj së shpejti të tregojë cilësinë dhe klasin e tij,” përfundoi trajneri spanjoll.
Alonso duket i bindur se Wirtz do të bëhet një element kyç për Liverpool-n dhe pritet që gjermani të demonstrojë potencialin e tij të plotë gjatë sezonit.