Galloppa trajner i përkohshëm te Fiornetina

- Bota Sot

Galloppa trajner i përkohshëm te Fiornetina

Fiorentina ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e Stefano Piolit nga pozita e trajnerit të skuadrës së parë të meshkujve.

Klubi falenderon Piolin dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në skuadër. Përkohësisht, drejtimi i skuadrës i është besuar trajnerit Daniele Galloppa, duke filluar që nga stërvitja e pasdites.

Vendimi i shkarkimit vjen pas një nisjeje katastrofale të Fiorentinës në kampionat, ku skuadra ka grumbulluar vetëm 4 pikë pas dhjetë ndeshjeve, duke zënë vendin e fundit në tabelë. Fiorentina nuk ka regjistruar asnjë fitore, ka pesë humbje dhe ka shënuar 7 gola, ndërkohë që ka pësuar 16.

Para humbjes ndaj Lecces, kishte dhënë dorëheqjen drejtor sportiv Pradè. Pozita e Piolit ishte e paqëndrueshme prej kohësh, por tani zyrtarisht ai nuk do të jetë më trajner.

Pioli nuk kishte ndërmend të dorëhiqej dhe po priste vendimin e klubit, i cili erdhi me miratimin e Rocco Commisso nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë situatë, skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Galloppa derisa të emërohet një trajner i ri.



Read it all at Bota Sot