Tragjedi në Greqi, një 23-vjeçar i vrarë  pas përleshjes mes tifozëve në Chalkida

- Bota Sot

Tragjedi në Greqi, një 23-vjeçar i vrarë  pas përleshjes mes tifozëve në Chalkida

Një tjetër episod i rëndë dhune sportive ka tronditur Greqinë.

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Chalkida-s, një 23-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje të përgjakshme me thikë mes dy grupe tifozësh.

Sipas autoriteteve, në incident kanë qenë të përfshirë tetë persona të ndarë në dy grupe nga katër vetë secili.

Gjatë konfliktit, i riu mori plagë të rënda me thikë dhe u transportua me një automjet privat drejt spitalit të Chalkida-s, ku u braktis në hyrje.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte.

Nga përleshja mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët po trajtohen në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në pranga gjashtë të dyshuar, ndërsa një i shtatë është ende i paidentifikuar dhe i shpallur në kërkim. Pesë prej personave të arrestuar nuk kishin pasur më parë probleme me ligjin, ndërsa një 19-vjeçar rezulton me precedentë penalë.

Ndërkohë, pak pas ngjarjes së parë, pranë Sheshit Eleftherias u gjet i plagosur rëndë një tjetër i ri, 20 vjeç, i cili ishte i mbuluar me gjak. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, në gjendje të qëndrueshme, me disa fraktura dhe një plagë me thikë nën sy.

Policia greke ka nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.



Read it all at Bota Sot