Arteta i shqetësuar

- Bota Sot

Arteta i shqetësuar

Arsenali udhëton drejt Pragës pa sulmuesin Viktor Gyökeres, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Burnley-t (2-0), ku shënoi golin e tij të parë jashtë fushe me fanellën e “Topçinjve”.

Sulmuesi suedez u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë për shkak të një problemi muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Slavia Prague.

Trajneri Mikel Arteta konfirmoi mungesën e tij dhe shprehu shqetësim për gjendjen e 26-vjeçarit. “Ai sigurisht nuk është i disponueshëm. Nuk është stërvitur dhe do të bëjmë më shumë ekzaminime në ditët në vijim për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Për këtë ndeshje nuk do të jetë me ne”, tha Arteta.

Tekniku spanjoll pranoi se situata nuk duket pozitive: “Jam i shqetësuar, sepse ai rrallë ka pasur probleme muskulore dhe fakti që iu desh të largohej menjëherë nuk është shenjë e mirë. Për një lojtar kaq eksploziv, duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

Gyökeres është dëshpëruar që do të humbasë këtë takim, pasi deri tani kishte luajtur në të gjitha ndeshjet që nga momenti i transferimit në Londër. “Ai ishte në një moment shumë të mirë, në formë të shkëlqyer dhe shumë i rëndësishëm për skuadrën. Por kështu është futbolli”, shtoi Arteta.

Përveç suedezit, Arsenal do të jetë pa mesfushorin Zubimendi për shkak të pezullimit, ndërsa Declan Rice rrezikon të mungojë në sfidën e radhës kundër Bayernit nëse merr një tjetër karton të verdhë. Arteta nuk përjashtoi mundësinë që Rice të ruhet për të shmangur një mungesë të mundshme në një duel kaq të rëndësishëm.



Read it all at Bota Sot