Juventusit i ndalohen gabimet

- Bota Sot

Juventusit i ndalohen gabimet

Luçiano Spaletti nuk ka më luks për të humbur.

Pas një fillimi të vështirë në Champions League, Juventusi kërkon rikthim të menjëhershëm. Fitorja ndaj Sporting Lisbon në “Allianz Stadium” është më shumë se tre pikë: është mesazhi se skuadra torineze nuk dorëzohet.

Kenan Ildiz rikthehet si titullar, duke zëvendësuar Arthur Openda.

Lojtari 19- vjeçar turk pritet të sjellë kreativitet dhe ritëm në sulm, bashkë me Dushan Vlahoviç dhe Fabio Konseisao, për të formuar një trident që mund të shqetësojë mbrojtjen kundërshtare.

Me vetëm dy pikë në tre ndeshjet e para, Juventusi ndodhet në vendin e fundit të grupit.

Një fitore është e detyrueshme për të mos humbur ritmin dhe për të rikthyer shpresën për kualifikim në fazën e 1/8-ve të Champions.



Read it all at Bota Sot