Braziliani do të largohet në 2026-ën

- Bota Sot

Braziliani do të largohet në 2026-ën

Florentino Perez edhe pse njihet si një president që mban afër yjet e ekipit me Vinicius Junior do të veprojë ndryshe.

Sipas “Sport Bild” sulmuesi brazilian do të largohet nga Real-i pasi 78-vjeçari kërkon që të japë një sinjal në ekip ku secili prej lojtarëve duhet të mendojë se askush nuk është mbi klubin.

Sjellja e sulmuesit pas zëvendësimit në klasiken me Barçën nuk i ka pëlqyer aspak Florentino Perez-it, i cili ka vendosur tashmë që ta largojë.

Edhe deklaratat e Alonso-s interpretohen më shumë si fjalë që kërkojnë të ruajnë normalitetin për ata që shikojnë nga jashtë, por brenda grupit të gjithë e dinë se në verën e 2026-ës Real-i dhe Vinicius do të ndahen.

Për momentin vlera e lojtarit është 150 milionë euro dhe Real-i po bën të pamundurën për të mbajtur situatën nën kontroll pasi një tjetër shpërthim në publik i 25-vjeçarit do të ndikonte shumë në vlerën e kartonit të tij.



Read it all at Bota Sot