A po rikthehet Erik ten Hag?

- Bota Sot

A po rikthehet Erik ten Hag?

Erik ten Hag po shfaqet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Wolverhampton-it pas largimit të Vítor Pereira-s, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të skuadrës.

Gary O’Neil është jashtë gare për këtë post, pas reagimit të fortë negativ të tifozëve që nuk e duan rikthimin e trajnerit anglez.

Vítor Pereira arriti të grumbullojë vetëm dy pikë në dhjetë ndeshjet e para të Premier League-s, duke lënë Wolverhampton-in si skuadrën e vetme pa asnjë fitore. Drejtuesit e klubit nuk kishin planifikuar shkarkimin e portugezit, me të cilin kishin rinovuar kontratën për këtë sezon, por humbja e fundit ndaj Fulham-it u konsiderua e turpshme dhe çoi në largimin e tij.

Erik ten Hag, ish-trajner i Manchester United dhe Ajax, filloi sezonin te Bayer Leverkusen-i, por u shkarkua pas tri ndeshjesh, ku regjistroi një fitore, një barazim dhe një humbje. Që nga ajo kohë, ai është pa klub, duke e bërë të mundur rikthimin në Premier League.

Të tjera opsione për drejtimin e Wolverhampton-in janë Rob Edwards, trajneri aktual i Middlesbrough, dhe ish-lojtari dhe trajneri Michael Carrick. Wolves përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Chelsea, në ‘Stamford Bridge’, të shtunën.

Ten Hag duket se është prioriteti i ri i drejtuesve për të rikthyer stabilitetin dhe konkurrencën në skuadër pas një fillimi katastrofik në Premier League.



Read it all at Bota Sot