Hakimi: Na pret një ndeshje e vështirë

- Bota Sot

Hakimi: Na pret një ndeshje e vështirë

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Ashraf Hakimi ka folur në prag të duelit me Bajernin në Ligën e Kampioneve.

 “Është një përgjegjësi, por edhe një motivim. Ne e dimë që jemi kampionët në fuqi dhe duam ta provojmë përsëri.

Pak ekipe kanë arritur të fitojnë dy herë radhazi, por është një sfidë që na emocionon. Nëse qëndrojmë të bashkuar, mund ta bëjmë përsëri. 

Viti i kaluar nuk filloi më së miri, por sot grupi është praktikisht i njëjtë, me vetëm dy ose tre lojtarë të rinj.

Besimi që kemi te vetja është i pabesueshëm. Po rritemi ndeshje pas ndeshjeje, e kuptojmë njëri-tjetrin më mirë dhe kjo duket në fushë. 

Këto janë ndeshje që i pëlqen t’i luash. Po përballemi me një ekip shumë të fortë, por jemi gjithashtu në një moment të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati”, përfundoi ai.



Read it all at Bota Sot