Napoli i Antonio Contes do të përballet me Eintracht Frankfurtin

- Bota Sot

Napoli i Antonio Contes do të përballet me Eintracht Frankfurtin

Sonte në mbrëmje, në “Maradona”, Napoli i Antonio Contes do të përballet me Eintracht Frankfurtin në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e fushatës evropiane të kampionëve të Italisë.

Pas humbjes tronditëse në Eindhoven dhe një renditjeje shqetësuese, me vetëm tre pikë në grup dhe një diferencë golash negative (4 të shënuara, 9 të pësuara), ndeshja ndaj gjermanëve është një detyrim për fitore. Situata nuk është e lehtë.

Konte duhet të përballet me një listë dëmtimesh që po bëhet një makth i vërtetë. Lukaku dhe De Brojne mungojnë prej kohësh, ndërsa Gilmour dhe Spinacola janë shtuar së fundmi në infermieri. I pari do të mungojë me siguri, ndërsa për Spinacola do të vendoset pas stërvitjes përfundimtare. Lobotka pritet të rikthehet në mesfushë për të dhënë stabilitet, ndërsa në mbrojtje trajneri mund të zgjedhë mes Gutierrez dhe Olivera përkrah Di Lorenzos, Rrahmanit dhe Buonxhornos.

Në mesfushë, përveç Lobotkës, pritet prania e Anguisas dhe MekTominei, ndërsa në sulm konfirmohen Hojlund dhe Politano. Dilema e vetme mbetet në krah: Elmas ose Neres. Conte kërkon të shfrytëzojë entuziazmin e publikut për të rikthyer besimin në skuadër dhe për të lënë pas zhgënjimin e ndeshjeve të fundit.

Aintraht, që ka treguar efikasitet më të madh në Evropë, do të vijë në Napoli me synimin për të mbyllur llogaritë e kualifikimit. Për këtë arsye, takimi pritet të jetë intensiv dhe i balancuar.

Për Napolin, kjo është më shumë se një ndeshje: është një provë karakteri, për të treguar se titulli kampion nuk ka qenë një rastësi dhe se skuadra e Konte-s mund të qëndrojë mes më të mirëve të kontinentit.



Read it all at Bota Sot