Çmimi i madh për talentët e rinj, “Golden Boy” ka një fitues të ri.
Dhe ai është Desire Doue, i cili pason fituesin e vitit të kaluar Lamine Yamal si fituesi i ri i këtij çmimi.
Po ashtu janë ndarë edhe disa çmime të tjera, me Nasser Al-Khelaifin që u shpall presidenti i vitit, Luis Campos si drejtori sportiv më i mirë.
Agjenti i futbollistëve si Romelu Lukaku dhe Dean Huijsen, Ali Barat mori çmimin si agjenti më i mirë i vitit.
Francesco Pio Esposito i Interit, mori çmimin si lojtari më i mirë i ri italian.
Çmimin “Golden Player Man”, ju nda futbollistit të ndjerë portugez, Diogo Jota.
Ndërsa “Golden Girl Absolute Best”, e mori futbollistja e Brightonit, Michelle Agyemang.