Sulmuesi i krahut të Shkëndijes së Tetovës, Vane Kërstevski, ka pësuar frakturë të klavikulës me dislokacion, dëmtim që kërkon trajtim operativ.
“Lajm i keq për skuadrën kuqezi. Sulmuesi i krahut Vane Kërstevski ka pësuar frakturë të klavikulës me dislokacion, dëmtim që kërkon trajtim operativ.
Si pasojë, për Kërstevskin gjysmësezoni vjeshtor ka përfunduar dhe rikthimi i tij do të varet nga ecuria pas ndërhyrjes dhe fazës së rehabilitimit.
Në anën tjetër, ka lajme më pozitive për portierin Astrit Amzai, i cili ka nisur stërvitjet e lehta pas problemeve me dhimbje shpine. Ai tashmë ka dalë në terren dhe po punon nën kujdesin e stafit mjekësor, por ende nuk stërvitet me intensitet të plotë.
Gjatë stërvitjes së nesërme do të vlerësohet gjendja e tij përfundimtare, për të parë nëse do të jetë gati për të konkurruar në ndeshjen e së enjtes ndaj Jagiellonian në kuadër të UEFA Conference League”, njofton FC Shkëndija.