Spektakël me 4 gola në Rrogozhinë!

- Bota Sot

Spektakël me 4 gola në Rrogozhinë!

Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2:2.

Golin e parë e shënuan miqtë, me anë të Sherif Kallakut në minutën e 44-t. Ndërkohë që në të dytën, më saktë në minutën e 62-të, skuadra vendase barazoi me Yahaya. Në minutën e 74-t, Egnatia mbeti me 10 lojtarë, për shkak se Fangaj mori kartonin e dytë të verdhë, duke shkaktuar edhe penallti.

Pikërisht nga 11-metërshi, kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj nuk gaboi. Edhe pse me 10 lojtarë, kampionët nuk u dorëzuan. Egnatia barazoi me Jaime në minutën e 86-të.

Pas këtij barazimi, Vllaznia shkon në krye të Superiores me 20 pikë, po aq sa Elbasani i vendit të dytë. Ndërkohë që me 1 pikë më pak, Egnatia mban vendin e 3-të në renditje.



Read it all at Bota Sot