Ismet Munishi nuk është kryetrajner i klubit të futbollit Dukagjini.
Ndarje e papritur mes Munishit dhe Dukagjinit të Klinës.
Skuadra nga Klina renditet në vend të katërt me 17 pikë të mbledhura.
“Faleminderit Klinë !
Rrugëtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron këtu, për arsye personale jap dorëheqje nga posti i trajnerit .
Falënderoj qytetarët e Klinës, Presidentin Fabian Veseli, Drejtorin Korab Desku !
Falënderoj stafin e trajnerëve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina!”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.