Spalletti me fjalë të mëdha për Zhegrovën, por në një moment në ndeshje ylli dardan e acaroi trajnerin italian

- Bota Sot

Spalletti me fjalë të mëdha për Zhegrovën, por në një moment në ndeshje ylli dardan e acaroi trajnerin italian

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka komentuar paraqitjen e futbollistit dardan Edon Zhegrovës në barazimin 1-1 të mbrëmshëm ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampioneve.

Zhegrova luajti 18 minuta, pas një periudhe gjatë së cilës nuk ishte aktivizuar në ndeshjet e Juventusit.

Spalletti e vlerësoi shpejtësinë dhe cilësitë e futbollistit kosovar.

“Më bëri përshtypje shpejtësia e tij, është shumë i shpejtë në hapësira të ngushta”.

Ai theksoi gjithashtu se rikthimi i Zhegrovës pas mungesës ka qenë i shkurtër dhe se lojtarit i nevojitet kohë për t’u përshtatur plotësisht.

“Kam folur edhe me mjekët, ata më kanë treguar se ka pak kohë që është rikthyer. Andaj, me kalimin e kohës dhe me stërvitje do të përmirësohet dhe do të na ofrojë zgjidhje".

Megjithatë, gjatë ndeshjes Spalletti u acarua për një moment me prishtinasin.

“Isha i zemëruar me Zhegrovën sepse ai e humbi një pasim për Davidin, sepse ua dhamë topin disa herë. Ne e fituam topin mbrapsht, ndërsa ua dhamë shumë herë", përfundoi trajneri italian.

Ky kombinim komplimenti dhe kritike tregon pritshmëritë e larta të trajnerit italian ndaj Zhegrovës, i cili pritet të marrë më shumë minuta dhe të ndikojë në performancën e Juventusit në Ligën e Kampioneve dhe Serinë A. 



Read it all at Bota Sot