Flick: Kundër Club Brugges vlejnë vetëm tri pikët

- Bota Sot

Flick: Kundër Club Brugges vlejnë vetëm tri pikët

Hansi Flick është paraqitur përpara gazetarëve, duke folur për ndeshjen e së mërkurës kundër Club Brugges.

Në nisje ai ka konfirmuar skuadrën që i ka mbetur nga dëmtimet. Flick ka marrë të njëjtët lojtarë në Belgjikë siç bëri të dielën e kaluar për fitoren 3-1 në ligë kundër Elche.

Joan Garcia, Ter Stegen, Pedri Gonzalez, Gavi, Rafinja dhe Andreas Kristensen mbeten të padisponueshëm.

Për herë të parë nën drejtimin e Hansi Flik , trajneri ka vendosur që skuadra të stërvitet në “Ciutat Esportiva” dhe të martën në mëngjes dhe të udhëtojë për në Bruges pasdite. Në fillim trajneri i Barcelonës ka folur për lojën e kundërshtarit dhe sidomos për kroset e rrezikshme në ajër.

“Gjithmonë kemi të njëjtin problem, por kemi punuar për të në ndeshje të tjera. Ajo që më pëlqen është se lojtarët janë në një gjendje të mirë mendore kur përballen me këto situata. Nuk është problem” -ka thënë Flick.

Më pas ai është përqendruar në mënyrën e lojës së Barcelonës, duke “qarë” mungesën e Inigo Martinez, por edhe duke pasur besim se pavarësisht se ekipit i mungo lideri, sërish ajo është Barcelona.

“Po, sezonin e kaluar lideri i madh ishte Inigo Martínez, tani jam shumë i lumtur me Erik Garsian, Kubarsin dhe Ronald Araujon, të cilët luajtën shumë mirë kundër Elçes. një tjetër opsion është Gerard Martín”.

Më pas sipas trajnerit mungesa e Pedrit është thelbësorë, por se ai ka besim te De Jong. “Mendoj se po, Pedri është mungesë e madhe. Lidhur me rrezikun me De Jong dhe Casado mendoj se të gjithë këtu mund të jenë një opsion për të luajtur sot”.

“Nuk mund ta krahasojmë me sezonin e kaluar, sepse tani kemi disa lojtarë të lënduar. Sezonin e kaluar u përballëm me Rafinjën, Leva dhe Lamin.

Tani ata po kthehen nga lëndimet dhe duhet të shohim se si do të veprojnë.

Në fund Flick ka folur për objektivin e skuadrës në Belgjikë.

“Siç e thashë edhe më parë, duhet të fitojmë të tre pikët. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë; duhet të kemi një mentalitet të mirë. Kundër Elches, i kishim Robertin dhe Olmon përsëri, dhe sot patëm një seancë stërvitore të shkëlqyer dhe me cilësi të lartë, gjë që është mirë, por nuk është e lehtë.

Gjithsesi ne kemi vetëm një objektiv, të marrim tri pikët”.



Read it all at Bota Sot