Ndeshjet e të martës në Ligën e Kampioneve kanë reduktuar numrin e skuadrave të cilat vazhdojë rrugëtimin e tyre në turne me pikë të plota.
Pas ndeshjeve të së martës, në grupin e ekipeve me 4 fitore në po aq ndeshje janë për momentin Bajern Munihu dhe Arsenali, teksa vetëm Interi mund t’u bashkohet ditën e mërkurë.
Ekipet e tjera që mund të ruanin ecurinë me pikë të plota, PSZH dhe Real Madrid, pësuan humbje dhe ndalën hapin e tyre.
Ndërkohë, në zonën e fundit të tabelës, bëhet e komplikuar situata për skuadra e tjera italiane, pasi barazimet e Napolit dhe Juventusit i lënë përkatësisht në kuotën e 4 dhe 3 pikëve, duke rrezikuar që të mbeten jashtë zonës “play-off”.