Kombëtarja e Zvicrës përveç që ka vëmendje për sfidën me Suedinë që luhet më 15 nëntor në Gjenevë, fokusin e ka për 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Zvicra ka dy përballje të vështira në kuadër të kualifikuesve për në Kampionatin Botëror në futboll.
Zvicra kryeson me 10 pikë në Grupin B, e ndjekur nga Kosova me 7, Sllovenia 3 e Suedia 1 pikë.
Para sfidës me Kosovën, është pyetur selektori i Zvicrës, Murat Yakin.
“Ne fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës dhe duam ta përfundojmë ndeshjen me Suedinë.
Nuk mund të ndikojmë ende asgjë”, ka thënë Yakin,