Adrian Bajrami me Zvicrën luan kundër Kosovës, befason me deklaratë

- Bota Sot

Adrian Bajrami me Zvicrën luan kundër Kosovës, befason me deklaratë

Mbrojtësi i Luzernit, Adrian Bajrami, tregon për ‘20 Minuten’ se si e përjetoi debutimin me kombëtaren e Zvicrës, mënyrën se si menaxhon paratë dhe ndikimin që pati koha te Benfica në formimin e tij.

Adrian Bajrami është bërë pjesë e Zvicrës që nga muaji tetor, kur debutoi kundër Sllovenisë.

Para kësaj ndeshjeje, ai kishte zhvilluar tri takime miqësore me Shqipërinë. 21-vjeçari mori lëvdata menjëherë nga kapiteni Granit Xhaka, i cili e quajti “lojtari i së ardhmes”.

“Nuk pata shumë kohë për t’u bërë nervoz”, kujton Bajrami momentin e debutimit.

Pas ndeshjes me Suedinë, Zvicra do të luajë takimin e fundit të kualifikueseve të Botërorit në Prishtinë.

Edhe pse familja e tij është nga Struga e Maqedonisë së Veriut, për Bajramin kjo ndeshje është e veçantë:

“Ka lidhje emocionale. Është ndeshje speciale dhe të jep kënaqësi të veçantë”.

Bajrami mbetet i lidhur me të dy kombet: “E ndiej veten edhe shqiptar, edhe zviceran. Jam rritur me traditat, gjuhën dhe kulturën shqiptare, por jam lindur dhe rritur në Zvicër, kjo është shtëpia ime. Jam krenar ta përfaqësoj këtë vend”.



Read it all at Bota Sot