Daniele De Rossi është pranë rikthimit të tij në Serie-n A.
Sipas Fabrizio Romanos, italiani është pranë të emërohet si trajneri i ri i Genoas, skuadër kjo e cila është pa trajner pas shkarkimit të Patrick Vieiras.
Për De Rossin, Genoa do të jetë skuadra e tretë që do të menaxhojë pasi që kishte qenë trajner i SPAL-it dhe Romës.
De Rossi, do të takohet me drejtuesit e Genoas në Milano për të diskutuar detajet për kontratën e tij.
Genoa, aktualisht është në pozitën e 18-të ku ka gjithsej vetëm 6 pikë.