Statistikat e Edon Zhegrovës, të jashtëzakonshme

- Bota Sot

Statistikat e Edon Zhegrovës, të jashtëzakonshme

Mbrëmë Edon Zhegrova dhuroi një nga ato performanca që të lënë pa fjalë. 

Futbollistit Zhegrova i kanë mjaftuar vetëm 18 minuta në fushë për të treguar se është një lojtar i një tjetër niveli, madje, i një tjetër kategorie.

Në aspektin teknik, Zhegrova spikat mbi të gjithë, ndoshta vetëm Kenan Yildiz mund t’i qëndrojë pranë. 

Ndaj Sportingut, ai ka qenë praktikisht i përsosur: 100% driblimet të suksesshme, 100% duelet tokësore të fituara 3 faulle të fituara, të gjitha pas driblimit dhe 7 pasime të sakta nga 9 të tentime. 

Gjithsej vetëm 15 prekje të topit, por me efikasitet maksimal.



Read it all at Bota Sot