“San Siro” bëhet zyrtarisht pronë e skuadrës së Interit dhe Milanit

- Bota Sot

“San Siro” bëhet zyrtarisht pronë e skuadrës së Interit dhe Milanit

Tashmë është zyrtare, mëngjesin e sotëm është firmosur akti i shitblerjes për kalimin e pronësisë së stadiumit “Giuseppe Meazza” dhe zonave përreth nga Bashkia e Milanos te dy klubet historike të qytetit, Milan dhe Inter.

Ceremonia noteriale, e mbajtur në studion e noterit Filippo Zabban në qendër të Milanos, nisi rreth orës 10:00 dhe përfundoi dy orë më vonë, në 12:00. Në dalje, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, u shpreh shkurt: “Gjerat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë.”

Sipas burimeve zyrtare, vonesa e lehtë në firmosje, fillimisht e parashikuar disa ditë më parë, është shkaktuar nga çështje teknike dhe financiare midis dy shoqërive, siç kishte sqaruar edhe kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala.

Detajet financiare dhe afati vendimtar i 10 nëntorit

Akti i shitblerjes u mundësua pas miratimit nga Këshilli Bashkiak i Milanos.

Çmimi total i marrëveshjes është 197 milionë euro, që do të shlyhen në disa këste.

Transaksioni parashikon një pagesë të parë prej rreth 100 milionë eurosh, që përfshin TVSH-në dhe disa borxhe të mëparshme.

Transferimi i fondeve ishte kusht i domosdoshëm për finalizimin e aktit.

Planet e së ardhmes

Shitja e “Meazzas” u hap rrugë planeve për ndërtimin e një kompleksi modern sportiv në të njëjtin territor, sipas projektit të prezantuar në mars 2025:

Një stadium i ri me 71,500 vende, që do të ngrihet në anën perëndimore të zonës aktuale;

Pjesë të strukturës ekzistuese të “San Siros” do të ruhen dhe kthehen në muze e hapësira komerciale;

Punimet pritet të nisin në vitin 2027, ndërsa stadiumi i ri parashikohet të jetë gati për përdorim në vitin 2031.



Read it all at Bota Sot