Skënderbeu U19, 90 minuta larg historisë në “tokën e futbollit”

- Bota Sot

Skënderbeu U19, 90 minuta larg historisë në “tokën e futbollit”

Erdhi dita e madhe për Skënderbeun U19.

Sot, në orën 14:00, bardhekuqtë do të luajnë në transfertën angleze për t’u përballur me Aston Vila U19, në ndeshjen e kthimit të “UEFA Youth League”.Ndeshja e parë në stadiumin “Skënderbeu” u mbyll 1-1, çka e lë gjithçka të hapur për verdiktin final të këtij dueli emocionues

. Korçarët kanë lënë dje qytetin e tyre për t’u akomoduar fillimisht në Durrës, dhe më pas kanë udhëtuar nga Rinasi drejt Anglisë në mëngjesin e djeshëm.

Skuadra shoqërohet edhe nga drejtuesit e klubit, mes tyre edhe presidenti Ardjan Takaj, që dëshiron të jetë pranë djemve të rinj në këtë sfidë historike.

Nëse Skënderbeu arrin të kalojë Aston Vilën, do të shënojë arritjen më të madhe europiane të një ekipi shqiptar U19, një sukses që do të hyjë në historinë e futbollit tonë të të rinjve.

Edhe pse përballë është një skuadër e akademisë së “Premier League”, entuziazmi, organizimi dhe besimi i korçarëve e bëjnë këtë mision aspak të pamundur.

E gjithë vëmendja është përqendruar në sfidën e sotme, aty ku mund të shkruhet një faqe e re për futbollin e të rinjve shqiptar.

Një rezultat pozitiv në “tokën e futbollit” do të jetë një ëndërr e kthyer në realitet për Skënderbeun e ardhshëm. Aston Vila U19 – Skënderbeu U19, ora 14:00, Angli. Një 90-minutësh për historinë, ku korçarëve u duhet fitorja për ta bërë ëndrrën realitet.



Read it all at Bota Sot