Thyen heshtjen Luis Díaz

- Bota Sot

Thyen heshtjen Luis Díaz

Luis Díaz ishte protagonisti kryesor në “Parc des Princes”, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 të Bayern Munich ndaj PSG-së në Champions.

Sidoqoftë, mbrëmja e kolumbianit u kthye në makth para pushimit, kur u përjashtua me të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Achraf Hakimi, i cili u largua nga fusha me lot në sy.

Pas një vale kritikash dhe ofendimesh në rrjetet sociale, pavarësisht mbështetjes së klubit, ish-lojtari i Liverpool-it reagoi më në fund me një mesazh në Instagram:

“Ka qenë një natë plot emocione. Futbolli na kujton se në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, më e mira dhe më e keqja. Jam i trishtuar që nuk mbarova ndeshjen me shokët, por krenar për përkushtimin e tyre. I uroj Hakimit rikthim të shpejtë në fushë”.

Ndërkohë, Hakimi pret rezultatet e testeve mjekësore për të përcaktuar dëmtimin e kyçit të këmbës dhe kohën e mungesës, mes shqetësimit në Francë dhe Marok për Kupën e Afrikës që po afrohet.



Read it all at Bota Sot