Malisheva ka prezantuar kryetrajnerin e ri.
Elon Berisha, ish trajner i Prishtinës së Re, do t’i prijë Malishevës e cila mban vendin e gjashtë me 16 pikë të mbledhura në elitën e futbollit të Kosovës.
“Elon Berisha është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva.
Kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë.
Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruar historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para.
Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë.
Në ditët në vazhdim do të prezantojmë edhe përbërjen e plotë të shtabit të ri teknik”, njofton FC Malisheva.