Gjimshiti, 300 ndeshje tek Atalanta

- Bota Sot

Gjimshiti, 300 ndeshje tek Atalanta

Në karrierë ka më shumë se dyfishin, por kulmet I ka pasur me këtë fanelë.

Berat Gjimshiti mbush këtë të mërkurë plot 300 ndeshje për Atalantën, në një histori që ka nisur 10 vjet më parë, e që duket sikur nuk do të përfundojë kurrë.

Kapiteni I kombëtares shqiptare padyshim që është një bir I vërtetë I klubit bergamask, njëri nga lojtarët me më shumë kontribut për të gjitha kohët.

Nga këto, shumicën dërrmuese plot 259 paraqitje I ka në Serinë A, ndërsa pjesën tjetër në Kupën e Italisë, në Champions, në Ligën e Europës si dhe në Superkupën e Europës dhe atë të Italisë.

Në gati 10 sezone, shqiptari nga Lugina e Preshevës ka shënuar 10 gola e ka shërbyer 10 asistë, që do të thotë shumicën e asaj që ka bërë gjatë gjithë jetës si futbollist profesionist.

Tek Atalanta është në vendin e shtatë në renditjen e lojtarëve me më shumë ndeshje, dhe ka mundësi që deri në maj të jetë në treshen apo katërshen e parë.

Ka luftuar edhe për të fituar Serinë A, duke iu afruar shumë qëllimit të madh, ndonëse pa e arritur.

Po ashtu ka arritur finale të Kupës së Italisë, pa u gëzuar siç duhet, ndonëse shpërblimin e mori të plotë në majin e vitit 2024, pra vjet, kur ngriti lart trofeun e Ligës së Europës, në fitoren e madhe që Atalanta arriti ndaj Leverkusenit të frikshëm.

Kampionia e Gjermanisë dhe fituesja e Kupës së Gjermanisë u mund 3-0, disfata e parë dhe e vetme e atij sezoni.

Në Champions do të jetë në fushë për herë të 32-të në karrierë, një rekordmen për lojtarët kuqezinj, ndërsa e ka ngritur një dolli me golin e shënuar ndaj Shahtarit të Donjeckut në fazën e grupeve edicionin e kaluar.1



Read it all at Bota Sot