Arbin Zejnullai. Ish-reprezentuesi i Maqedonisë U-21, në prag të përballjes me Jagielloninë nga Polonia, në Ligën e Konferencës, theksoi se ekipi do të luftojë maksimalisht për një fitore të re evropiane.
“Atmosfera në ekip është e mirë. Kundërshtarin e kemi analizuar, bëhet fjalë për një ekip të fortë që vjen nga një ligë po ashtu e fortë.
Ata kanë një intensitet të mirë. Por edhe ne do të japim gjithçka nga vetja për të arritur një rezultat të mirë përballë publikut tonë.
Futbolli luhet më shumë fizikisht; kush vrapon më shumë, lufton dhe i fiton duelet në mesfushë – i fiton ndeshjet. Ne duam ta bëjmë këtë,” deklaroi Zejnullai.
Përballja në mes Shkëndijës dhe Jagelonijata do të zhvillohet të enjtën në stadiumin “Todor Proski” në Shkup, në orën 21.00.