Shkëndija e Tetovës gati për ndeshjen evropiane

- Bota Sot

Shkëndija e Tetovës gati për ndeshjen evropiane

Shkëndija e Tetovës të enjten ndeshen me Jagiellonian e Polonisë në duelin e raundit të tretë të UEFA Conference League në futboll, ndërsa për pritjet para mediave folën trajneri Beqiri dhe mesfushori Zejnullai.

Shkëndija ngadalë mbyll përgatitjet për ndeshjen e të enjtes me Jagiellonian e Polonisë në kuadër të xhiros së tretë të UEFA Conference League. Kuqezinjtë sonte kanë seancën e fundit stërvitore. Dueli do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” të Shkupit luajmë të enjten me fillim në orën 21:00. 

Jeton Beqiri, tha: “Kemi analizuar kundërshtarin, bisedohet për një skuadër që është shumë cilësore, një ekip që është dominuese në kampionatin polak, një kampionat shumë i fortë dhe shumë fizik.

Edhe pse në dy ndeshjet e fundit kanë pësuar humbje, megjithatë bisedohet për një kundërshtar në të cilin ne duhet ta respektojmë shumë dhe gjithsesi se do ta respektojmë, por zakonisht në Shkup tregojmë ndeshje të mira, si në kampionat dhe në Europë.

Shpresoj që me angazhimin maksimal të futbollistëve, duke e respektuar kundërshtarin, edhe pse sipas meje ata e kanë rolin e favoritit në letër, besoj se mund të dalim me rezultat pozitiv në fund të ndeshjes”.

Arbin Zejnullai, thotë: “Atmosfera në ekip është shumë e mirë, pasi është privilegj për të gjithë ne të përfaqësojmë Shkëndijë dhe veten në fazën kryesore të Conference League.

Kundërshtarin pak a shumë e njohim, pasi e kemi analizuar këto ditë.

Janë skuadër e fortë, janë ekip fizik dhe ne duhet t’ua kthejmë me vrapim, ku në fund besoj që do të dalim me rezultat pozitiv”.

Jeton Beqiri, theksoi: “Unë mendoj se do të jetë një ndeshje që do të dalloj nga kundërshtari i Irlandës, pasi mendoj se kundërshtari i nesërm është më cilësor dhe më ofensiv dhe sipas principeve të lojës jemi shumë afër si skaudra. Por duhet të jemi më shumë të përqendruar më shumë në aspektin e mbrojtjes, duhet të jemi të rrezikshëm dhe duhet të shfrytëzojmë çdo rast edhe në aspektin sulmues.

Ne kemi pa anët e forta të ekipit polak që kanë një mesfushë dhe një sulm shumë të mirë dhe janë një skuadër shumë e rrezikshme. Kanë një stil loje që është shumë më i përafërt me ne, në krahasim me stilin që kishte ekipi i Shelbournit.

Normalisht do të na duhet një skuadër që do të vrapojë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe këtu duhet të jemi shumë të përqendruar në të gjitha fazat e lojës, pasi është një ndeshje dhe një ndeshje do të thotë gjithçka.

Shohim çdo natë futboll, kemi luajtur edhe kundër skaudrave shumë të forta dhe kemi arritur të fitojmë, kemi luajtur edhe me skuadra që relativisht janë më të ulëta se ne, por na kanë hapur probleme.

Kështu që besoj se do të jemi shumë të fokusuar me këmbë në tokë, të respektojmë çdo situatë të lojës dhe nëse jemi të tillë edhe do të na shpërblehet dhe të dalim me rezultatin që dëshirojmë”.

Arbin Zejnullai, shprehet: “Normalisht edhe futbolli në përgjithësi është vrapim. Kush do që do ti fitojë duelet në mesfushë, kush do ta kërkojë fitoren ma shumë, besoj që në fund do të dalë i kënaqur”.

Jeton Beqiri, nënvizoi: “Sa i përkert çështjes së lëndimeve të futbollistëve, deri para dy tre stërvitjeve ne ishim të jashtëzakonshëm në këtë pjesë, thuajse nuk kemi pasur asnjë lloj lëndimi.

Për fat të keq, para dy stërvitjeve, në një situatë e totalisht pa rrezikshme, futbollisti jonë Vane Kërstevski u dëmtua dhe për fat të keq do të mungojë deri në fund të dhjetorit.

Ne si ekip, unë si trajner, shpresojmë që sa më shpejtë të kthehet, do të jemi gjatë gjithë kohës me të. është shumë e rëndësishme, se një futbollist i karakterit të tillë dhe i cilësisë të tillë të jetë me ne sa më shpejt të jetë e mundur. Por futbolli i din këto gjëra dhe të gjitha ekipeve ju ndodh që herë pas here të humbin nga një futbollist të rëndësishëm”.

Arbin Zejnullai, shprehet: “Fillimisht i falënderoj për përkrahjen që na e japin gjithmonë. Normalisht ata janë një shtytje dhe një forcë për ne dhe i ftoj nesër që të jenë sa më shumë në stadium”.

Jeton Beqiri, vlerëson rivalin: “Mendoj që përfaqësia fizike është në anën e polakëve, pasi edhe futbolli në kampionatin e tyre ka më shumë fizik, por ne do të bëjmë një sforcë të madhe që të ju përgjigjemi në aspektin fizik për shkak se ne shumë mirë e dimë se në futboll modern disa gjëra vendosen edhe në aspektin e vrapimit edhe në aspektin e dy luftimeve në mesfushë, mbrojtje apo edhe në sulm.

Kështu që sipas mendimit tim, ekipi i cili do të jetë më kompakt, ekipi i cili do të vrapojë më shumë, ekipi i cili do të shfrytëzojë rastet dhe gabimet e kundërshtarit, do të jetë më afër fitores”.



Read it all at Bota Sot