Spaleti e pranoi se ekipi ka ende për t’u përmirësuar

- Bota Sot

Spaleti e pranoi se ekipi ka ende për t’u përmirësuar

Luçiano Spaleti e sheh anën pozitive pas barazimit 1-1 të Juventusit ndaj Sporting Lisbona në Champions League.

“Kemi bërë mirë, skuadra ka reaguar dhe ka treguar karakter. Sporting është ekip i fortë dhe dinamik, por meritonim edhe avantazhin,” u shpreh trajneri bardhezi për “Sky Sport”.

Spaleti pranoi se ekipi ka ende për t’u përmirësuar: “Humbëm shumë topa dhe ishim pak të ngadaltë në qarkullim, por loja ishte e mirë. Kemi lojtarë me cilësi dhe do të rritemi.”

Tekniku vlerësoi atmosferën në “Allianz Stadium”: “Tifozët ishin fantastikë, krijuan një mjedis të jashtëzakonshëm. Bashkë mund të arrijmë rezultate të mëdha.” Pavarësisht mungesës së fitores,

Spaleti mbetet optimist: “Gota është gjysmë e mbushur. Nëse vazhdojmë me këtë frymë, do të kemi shumë kënaqësi në të ardhmen”.



Read it all at Bota Sot