Klubi i futsallit Prishtina 01 do të përballet me Riga Futsal Club.
Ndeshje që pritet me padurim nga klubi i kryeqyetit të Kosovës.
“Sot është hedhur shorti në Nyon për fazën e 1/16-tës në UEFA Futsal Champions League.
FC Prishtina 01 do të përballet me Riga Futsal Club nga Letonia -një duel që premton spektakël dhe emocion të madh!
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 nëntor, ndërsa përballja e kthimit më 5 dhjetor në Riga.
Pas një faze historike në Main Round, ekipi ynë vazhdon rrugëtimin evropian mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit.
\Vazhdojmë djema — Kosova është krenare me ju!”, njofton FC Prishtina 01.