Chivu drejt historisë me Interin

- Bota Sot

Chivu drejt historisë me Interin

Interi i Cristian Chivu-s po shkruan histori në Champions League. Skuadra zikaltër ka arritur një rekord të paprecedentë: për herë të parë në historinë e klubit, ka fituar 4 ndeshjet e para të një edicioni të Champions League/Kupës së Kampioneve. Lajmi u konfirmua nga profili statistikave Opta Paolo, pas fitores 2-1 ndaj Kairat Almaty.

Rezultatet e Interit në këtë edicion të Champions League:

Ajax – Inter 0-2

Inter – Slavia Prague 3-0

Union SG – Inter 0-4

Inter – Kairat Almaty 2-1

Interi siguroi suksesin e katërt radhazi, por jo pa vështirësi. Kairat Almaty e detyroi skuadrën e Chivu-s të djersinte, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në fund.

Me këtë fitore, Interi jo vetëm blindon kualifikimin, por futet edhe në librat e historisë së klubit. Asnjë skuadër zikaltër, në asnjë epokë, nuk kishte nisur Champions-in me 4 fitore radhazi.

Tifozët tashmë shpresojnë se kjo ecuri mbresëlënëse mund të çojë Interin drejt një sezoni europian të paharrueshëm nën drejtimin e Cristian Chivu-s.



Read it all at Bota Sot