Lojtari i futbollit amerikan Marshawn Kneeland, i cili ishte pjesë e Dallas Cowboys, vdiq në moshën 24 - vjeçare, raporton “Huffington Post”.
Sportisti i ri, luajti si mbrojtës për Cowboys-in.
Detajet e vdekjes së tij nuk janë publikuar.
Marshawn Kneeland po shërohej nga një dëmtim i lehtë që pësoi në ndeshjen midis Dallas dhe Arizona, e cila u luajt të hënën në mbrëmje.
Ai luajti në shtatë nga nëntë ndeshjet e Cowboys-it.