Tragjedi në Itali, autobusi i shkollës përplaset me një automjet, 22 nxënës të plagosur, 1 viktimë

- Bota Sot

Tragjedi në Itali, autobusi i shkollës përplaset me një automjet, 22 nxënës të plagosur, 1 viktimë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 22 nxënësve ka ndodhur në Torino ndërsa të gjithë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Përplasja e autobusit të shkollës me një automjet ndodhi në kryqëzimin midis rrugës Borgo Cremera dhe rrugës Borgo Nuovo.

Viktimë mësohet se mbeti shoferi i automjetit, një 33-vjeçar rumun, banor i Mombello Torinese i cili po kthehej në banesën e tij pas pune.

Shoferi i autobusit deklaroi për policinë se pa makinën të vinte me shpejtësi drejt tij dhe u përpoq të shmangte përplasjen duke devijuar plotësisht në të djathtë, por nuk ia doli.

Dy ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje si dhe një helikopter shpëtimi nga Torino, por përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar të riun i cili ishte drejtues i automjetit rezultuan të pasuksesshme.



Read it all at Bota Sot