Askush si mesfushori shqiptar në Serie A

- Bota Sot

Askush si mesfushori shqiptar në Serie A

Futbollisti Ylber Ramadani është kthyer përsëri në formën e tij më të mirë në këtë sezon te Lecce, duke luajtur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Di Francesco i cili i ka besuar eksperiencës së tij në mesfushë.

Rezultatet po vijnë dhe kjo edhe falë lojës së Ramadanit, i cili i ka dhënë më shumë siguri ekipit duke qenë lojtari i kudondodhur si balancues në radhët e Lecces. Këtë e tregojnë edhe statistikat e tij në këtë sezon në Serie A.

Ka qenë vetë kampionati italian ai i cili ka publikuar të dhënat deri në përfundim të javës së 10, sipas të cilave mesfushori shqiptar rezulton se është ai i cili ka vrapuar më shumë në këtë kampionat.

Deri tani Ramadani ka përshkruar 115,9 kilometra, duke kryesuar listën i ndjekur nga Karlstrom i Udineses me 114,7 kilometra dhe Ata po i Udineses me 113,8 kilometra të përshkuar.



Read it all at Bota Sot