Hoxha me Dinamon e Zagrebit pësuan fiasko nga Celta Vigo

- Bota Sot

Hoxha me Dinamon e Zagrebit pësuan fiasko nga Celta Vigo

Skuadra spanjolle Celta Vigo e kreu punën për 45 minutat e parë në Zagreb.

Celta Vigoi shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Dinamos së Zagrebit, në takimin e xhiros së katërt të Europa League.

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, u paraqit titullar për dinamovitët, por hasën në një rival shumë të fortë.

Golat i shënuan Duran (4 e 44) dhe Dominguez (28 - autogol).

Celta renditet në vend të tretë me 9 pikë e Dinamo në të tetin me 7 sosh.

Dinamo pas 2 fitore e 1 barazimi, njoftohet me humbjen e parë.



Read it all at Bota Sot