Viktoria Plzen nga Çekia dhe Fenerbahce e Turqisë, e nisën ndeshjen në orën 21.00 në kuadër të xhiros së katërt të Europa League në futboll.
“Megjithatë, po flitet më shumë për mesazhin e tifozëve vendas sesa për vetë ndeshjen. Tifozët e Plzen përgatitën një koreografi spektakolare, por edhe një mesazh drithërues.
“Duhet të ketë luftë me turqit’.
Në Turqi, janë të tronditur nga mesazhi, besojnë se racizmi në Evropë ka filluar të marrë një dimension të ri”, shkruan media boshnjake “Sportsport”.
"Nëse do të kishim bërë diçka të tillë, UEFA do të na kishte përjashtuar", shkroi një tifoz i Fenerbahçes, ndërsa një tjetër shtoi se kjo ishte "e papranueshme dhe UEFA duhet ti përjashtojë nga gara".
"A duan vërtet luftë këta njerëz me ne? A e dinë sa të shkëlqyer jemi?", pyeti një tifoz.
“Mbetet për tu parë nëse drejtuesit e futbollit evropian do të reagojnë përfundimisht dhe do ta ndëshkojnë në mënyrë adekuate Plzenin për këtë veprim skandaloz të tifozëve të tij”, shkruan më tej media boshnjake.