Futbollisti kuqezi nuk ia del, rikthimi në fushë pritet pas Kombëtares

- Bota Sot

Futbollisti kuqezi nuk ia del, rikthimi në fushë pritet pas Kombëtares

Nga Spanja ka lajme të këqija për Kombëtaren tonë, pasi mbrojtësi Marash Kumbulla nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë.

Dëmtimi i pësuar një muaj më parë ndaj Atletiko Madridit, ka rezultuar më i rëndë seç mendohej në fillim. Pavarësisht se një javë më parë Kumbulla ka nisur stërvitjen me skuadrën, duket se nuk do të jetë në gjendje që të ndihmojë Shqipërinë në ndeshjen ndaj Andorrës dhe atë ndaj Anglisë.

Kumbulla ka ndjerë sërish shqetësime në kofshë dhe stafi mjekësor e ka këshilluar që të vijojë me rikuperimin duke mos dhënë garanci se është gati për ndeshje.

Kështu, rikthimi i tij në fsuhë pritet të jetë pas ndeshjeve të Kombëtares, duke humbur në këtë mënyrë këto dy sfida të Shqipërisë. Sot publikohet edhe lista nga Silvinjo dhe nëse emri i Kumbullës do të jetë në listë, me shumë gjasa do të zëvendësohet nga një tjetër lojtar në javët në vijim. Kumbulla u huazua nga Roma te Majorka, por gjërat nuk kanë ecur mirë për të.



Read it all at Bota Sot