Kritikat për mbrojtjen e Realit

- Bota Sot

Kritikat për mbrojtjen e Realit

Pak kohë pas vërshëllimës së fundit, Xabi Alonso mundi të buzëqeshte përsëri.

Trajneri i Realit pavarësisht humbjes u kënaq shumë nga një ribashkim shumë i veçantë.

Në katakombet e “Anfield”, ai eci drejt ish-lojtarit të tij, Florian Virtz, e përshëndeti 22-vjeçarin ngrohtësisht dhe e përqafoi gjatë.

Ata biseduan për disa minuta para një logoje të madhe të Liverpul FC, përpara se të shkëmbenin një tjetër përqafim për t’i thënë lamtumirë.

Alonso e kishte harruar të paktën për një kohë të shkurtër zhgënjimin e tij për humbjen 0-1 të Realit në atë pikë. Por ka shumë njerëz brenda rrethit të ngushtë të Real Madridit që sigurojnë që pas një humbjeje, të mos jetë thjesht një rast kthimi në punë si zakonisht. Sidomos pasi ishte një ndeshje e rëndësishme, një provë e vështirë – dhe ata e kishin humbur tashmë njërën prej tyre më parë, derbin kundër Atlétikos, mjaft vendimtare, 2-5.

Kritika që bëhet ndonjëherë është se Alonso ende ka probleme në ndeshjet e mëdha. Dhe mediat spanjolle kanë identifikuar një arsye për këtë. Krahu i djathtë i mbrojtjes ka qenë dhe është, problemi i madh i Alonsos. Në Liverpul, Alonso e aktivizoi francezin Eduardo Kamavinga në krahun e djathtë.

Megjithatë, mesfushori qendror natyral, i cili kishte luajtur bindshëm në të djathtë në “El Clasico”, nuk ishte në gjendje të bënte të njëjtën gjë këtë herë.

Gazeta spanjolle “AS” e përshkroi atë si një “eksperiment të dështuar”, duke shtuar: “Çabi ka një problem në anën e djathtë”. Edhe braziliani Rodrigo, i cili zëvendësoi Kamavingën në minutën e 69-të, nuk arriti të bënte përshtypje. “Ai u zbeh dhe ishte përsëri larg formës së tij më të mirë kundër Liverpulit”, vlerësoi ” AS “. Alonso po kërkon gjithashtu një zgjidhje të përhershme të klasit të lartë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por ende pa sukses.



Read it all at Bota Sot