Conceicao: Dua të përmirësoj golat dhe asistet

- Bota Sot

Conceicao: Dua të përmirësoj golat dhe asistet

Francisco Conceicao, sulmues i Juventusit, foli për “Tuttosport” para derbit të Torinos. Rreth CR7:

“Më pëlqen të flas me Cristiano. Më mëson shumë, këtu ka kaluar shumë mirë.

Gjithmonë më thotë: Je në një klub i madh, por kur nuk fiton, presionet rriten”.

Për Dushan Vlahoviq: “Ka një dëshirë të madhe për të bërë mirë, më pëlqen shumë.

Ka gjithçka për të na ndihmuar me golat e tij.

Nga ana ime dua ta ndihmoj me asistet. E shoh si gjithmonë, gjithmonë është stërvitur shumë mirë”.

Rreth jetës në Torino dhe ekipit: “Këtu ndjej gjithmonë detyrimin për ta merituar Juventusin.

Po punoj për të arritur momente më të mira. Po përpiqemi të asimilojmë idetë e Spallettit.

Po bëjmë një punë të mirë, tani duhet të fitojmë ndeshjet. Trajneri po krijon një lidhje të fortë me ne, i analizojmë gabimet. Duam topin, kemi shumë cilësi, por disa herë nuk e kemi shfaqur”.

Rreth objektivave: “Si ekip do të isha i kënaqur nëse fitojmë titullin. Në planin personal duhet të përmirësoj golat dhe asistet, kjo mund të më çojë në nivelin më të lartë



Read it all at Bota Sot