Barça nuk arriti të fitojë sërish në Europë, dhe luajti në mënyrën më të keqe të mundshme.
Ata edhe një herë ekspozuan dobësitë e tyre mbrojtëse.
Barazimi 3:3 në Bryzh rihapi debatin rreth stilit të lojës së Hansi Flick, i cili vazhdon të përpiqet të gjejë ekuilibrin e tij.
“Mund të ndryshojmë disa gjëra, por gjithashtu duhet t’i përmbahemi filozofisë sonë. Nuk kemi pse të ndryshojmë stilin tonë të lojës.
Ne jemi Barça. Kjo nuk ka të bëjë me filozofinë. Sezonin e kaluar, sulmuesi do të kishte qenë në pozicion jashtë loje. Duhet të punojmë mbi këtë ide. Kur të gjithë të kthehen, gjithçka do të jetë më mirë. Mund t’i bëjmë gjërat më mirë. Kur nuk ka intensitet, nuk kemi shanse.
Ekipet në Ligën e Kampionëve bëjnë tranzicione shumë të shpejta, dhe Bryzhi e bëri këtë shumë mirë, dhe ne e respektojmë këtë.
Mund të flasim për ndryshimin e gjërave, por nuk mendoj se duhet të ndryshojmë shumë sepse është pjesë e ADNsë sonë.
Një barazim 3-3 nuk është një rezultat i mirë, por ne u rikthyem nga disavantazhi.” Barça ka pësuar në nëntë ndeshje radhazi dhe tashmë janë 20 gola në 15 ndeshje këtë sezon, shtatë prej tyre në katër ndeshje evropiane. Këto statistika nxjerrin në pah një problem themelor, skuadra nuk është në gjendje të bëjë presion në mënyrë efektive.