Chelsea bën gati ofertën për yllin e Real Madrid

- Bota Sot

Chelsea bën gati ofertën për yllin e Real Madrid

Chelsea po përgatit një lëvizje të madhe në merkato me objektivin për të transferuar mesfushorin francez të Real Madrid, Eduardo Camavinga.

Pavarësisht se kontrata e tij me klubin madrilen është e vlefshme deri në vitin 2029, londinezët janë të vendosur ta sjellin në “Stamford Bridge”.

Sipas raportimeve të fundit, “blutë” kanë dorëzuar një ofertë prej rreth 80 milionë eurosh, në përpjekje për të bindur Real Madridin të hapë negociatat.

Megjithatë, operacioni duket kompleks, pasi vetë lojtari ka deklaruar shpesh se dëshiron të qëndrojë në Madrid.

Situata e francezit duket të ketë ndryshuar pas ardhjes së Xabi Alonso-s në stolin madrilen. 23-vjeçari nuk shihet më si një titullar i padiskutueshëm, duke i hapur rrugë spekulimeve për një largim të mundshëm.

Sipas “Mundo Deportivo”, interesimi për Camavinga-n nuk kufizohet vetëm te Chelsea. Liverpool, Arsenal, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu në garë dhe po ndjekin me kujdes zhvillimet.



Read it all at Bota Sot