Ramiz Sadiku trondit Vushtrrinë

- Bota Sot

Ramiz Sadiku trondit Vushtrrinë

Ramiz Sadiku i Prishtinës ka shënuar fitore të madhe e në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj liderit të Ligës së Parë të Kosovës, Vushtrrisë.

Futbollisti Rilind Gërbeshi heshti Vushtrrinë në minutën e 90+5. 

Kapiteni Gërbeshi nga afërsia me kokë tundi portën e liderit, duke sjell gëzim të papërshkrueshëm të bashkëlojtarët.

Vushtrria tronditet në fund dhe kryetrajneri i kësaj skuadre, Armend Dallku, nuk i besonte syve.

Për Ramiz Sadikun shënaun Muhamed Dubova (17’), Rilind Gërbeshi  (90+5’) dhe për Vushtrrinë Bujar Shabani (62’).

Vushtrria kryeson me 34 pikë e Ramiz Sadiku ngritet në pozitën e 5-të me 30 sosh pas javës së 16-të.



Read it all at Bota Sot