Pas ndeshjes së lodhshme në Paris, ndeshja e radhës e Byjernit është ndaj Union Berlin. Dhe Vinsent Kompani do të duhet sërish të gjej zgjidhje.
Është ndoshta më mirë të mos e pyesësh Kimish nëse dëshiron të fillojë ndeshjen e radhës.
Pavarësisht sa të lodhshme ishin 90 minutat e fundit. Mesfushori i Bajernit dha një “Po” të shkurtër, por shumë të qartë, të martën vonë në Paris, kur u pyet nëse do të zhgënjehej nëse nuk do të ishte në formacionin startues për ndeshjen jashtë fushe të së shtunës në Berlin.
Kimish gjithmonë dëshiron të luaj, por thjesht nuk i lejohet. Kompani e ka lënë jashtë mesfushorin mbrojtës dy herë këtë sezon, gjë që Kimish e kupton, por nuk e vlerëson.
Edhe ai duhet të ruaj energjitë, sidomos pas një ndeshjeje maratonë si fitorja 2-1 në Paris. Kompani sërish duhet të gjejë ekuilibrin midis rotacionit dhe maksimizimit të bindjes në fushë.
Fundjavën e kaluar, ai surprizoi edhe Leverkusen me ekipin e tij të dytë dhe arriti përsëri të dominoj; të shtunën në Berlin, disa lojtarë nga secili ekip do të kenë kohë loje.
Luis Diaz duhet të jetë mjaftueshëm i pushuar pas kartonit të kuq në Paris, Gnabri u detyrua të qëndronte në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë për arsye taktike dhe për këtë arsye mund të nisë përsëri. Lenart Karl do të jetë një opsion për Majkëll Olise, dhe Xhekson për Kejnin.
Në mesfushë, ka argumente të forta për Leon Goretzka, por ndoshta në vend të Pavloviç, jo Kimish që zakonisht është në formacion, i cili habitet se skuadra e vogël duket se është më shumë një avantazh sesa një disavantazh: “Ndoshta nuk do ta kisha thënë këtë para sezonit, por na ndihmon.
Të gjithë e dinë rolin e tyre, të gjithë janë shumë të rëndësishëm. Sidomos si trajner, gjithmonë thua para sezonit:
‘Çdo lojtar është i rëndësishëm, të gjithë do të kenë momentin e tyre.’ Këtë sezon, është e vërtetë që çdo lojtar është i rëndësishëm dhe të gjithë kanë nisur disa herë. Kjo forcon një lidhje të fortë brenda grupit.”