Deco mbron Flickun

- Bota Sot

Deco mbron Flickun

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, foli për mediat e klubit pas rikthimit të ekipit të Hansi Flick në “Spotify Camp Nou”, gjatë stërvitjes me dyer të hapura të premten.

I pyetur për momentin e skuadrës, pas barazimit 3-3 ndaj Bruges, ai u shpreh i prerë për filozofinë e lojës:

“Çështja e diskutimit të stilit nuk ekziston. E dimë shumë mirë ku mund të përmirësohemi dhe cilat janë vështirësitë tona.

Edhe sezonin e kaluar patëm momente të vështira dhe i kaluam, duke rikuperuar lojtarë, ndjesi, duke qëndruar të bashkuar. Vetëm puna dhe përkushtimi mund t’i ndryshojnë gjërat”.

Për stadiumin e rinovuar, Deco tha: “Spotify Camp Nou është spektakolar.

Të gjithë ne që jemi ende në Montjuïc e ndiejmë mungesën e tij. Ishte një stadium i madh dhe tani është edhe më spektakolar. Ka shumë kujtime, por më e rëndësishmja është të kthehemi sa më shpejt.

Është ndryshe të luash këtu, edhe lojtarët e ndjejnë këtë”.



Read it all at Bota Sot