Mikel Arteta ka folur me ngrohtësi për marrëdhënien e tij me ish-mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, duke e përshkruar kohën e tyre së bashku si transformuese si për lojtarin ashtu edhe për klubin.
Përpara udhëtimit të Arsenalit për tu përballur me Sunderland të shtunën, më 8 nëntor, Arteta kujtoi ndikimin e Xhakës gjatë qëndrimit të tij shtatëvjeçar në Emirates.
"E adhuroja çdo minutë që kaluam së bashku. Kur u bashkova, ai ishte në një moment të veçantë në jetën dhe karrierën e tij, dhe të gjithë ne u përpoqëm ta udhëzonim, ti jepnim një perspektivë të ndryshme dhe ta bënim të ndihej i dashur dhe i vlerësuar, dhe ai u përgjigj në një mënyrë të jashtëzakonshme", ka thënë Arteta.
Përgjigja e Xhakës, sipas Artetës, jo vetëm që e rriti performancën e tij, por luajti edhe një rol vendimtar në zhvillimin e Arsenalit.
“Ai më bëri një trajner më të mirë, na ndihmoi të zhvillohemi dhe të përmirësohemi shumë si ekip futbolli dhe si klub, dhe do të jem përjetësisht mirënjohës sepse kam kujtime të mrekullueshme me të".
“Ishte një mundësi unike për të që të kthehej në Gjermani te familja e tij, dhe kishte edhe disa gjëra që ai donte ti përjetonte gjithashtu.
Unë besoj se ishte momenti i duhur, ai ishte shumë i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë siç është gjithmonë, dhe ne gjetëm një mënyrë për të gjetur një zgjidhje të mirë për të gjithë ne”, përfundoi trajneri i Arsenalit.