Drejtori i Egnatias i përgjigjet Edi Martinit

- Bota Sot

Drejtori i Egnatias i përgjigjet Edi Martinit

Deklarata e Edi Martinit në konferencën e ditës së sotme po “shkakton” shumë “zhurmë”. Timonieri shkodran “thumboi” homologët e tij për ankesat që bënin gjithmonë para dhe pas ndeshjeve për arbitrat, saktësisht për Edlir Tetovën dhe Ilir Dajën. 

“Shkodra ka Zot”, Edi Martini sulmon hapur Dajën dhe Tetovën: Kolegët e mi kapen me arbitrat, i ka zënë frika!

Në fjalën e tij, Martini theksoi se ata i ka zënë frika dhe tentojnë t’iu hedhin fajin arbitrave për paraqitjet e skuadrës së tyre. Deklaratë kjo e cila nuk ka kaluar pa u vënë re nga rrogozhinasit.

Klejdi Zenelaj që është drejtori sportiv i Egnatias ka bërë një postim në “Insta-Story”. Në të është postuar një thënie nga shkrimtari Dritëro Agolli, ku thuhej se kur vetja i hyn në qef, kapërcen lumin dhe mbytet në përrua.

Siç dihet Vllaznia do të luajë ditën e nesërme me Dinamon në "Loro Boriçi" në orën 17:00, ndërsa Egnatia do të duelojë me Elbasanin në "Elbasan Arena", ditën e dielë, ora 17:00. Takime këto të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit.



Read it all at Bota Sot